Milan ka shfaqur interesim për fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Mario Gotze.
Mesfushori me shumë përvojë, i cili së fundmi u aktivizua te PSV Eindhoven, ka marrë vëmendjen e Milan.
‘Goal’ mëson se ‘Rossoneri’ kanë shfaqur interesim serioz dhe po përgatisin një ofertë për gjermanin.
Kartoni i Gotze vlerësohet të jetë i vlefshëm 5 milionë euro dhe kjo shumë nuk mund të jetë problematike për Milanin.
29 vjeçari është i hapur të kthehet në një aventurë më serioze sesa ajo me PSV.