Klubi italian, Milani është i interesuar të kompletojë blerjen e Brahim Diaz nga Real Madridit, por kjo nuk është e tëra, pasi synojnë marrëveshjen edhe me dy lojtarë tjerë.
Sipas mediumit Calciomercato, Paolo Maldini, drejtori teknik i skuadrës kuqezi, do të negociojë nënshkrimin e lojtarit nga Malaga.
Për italianët, mesfushori është baza e projektit të tyre të ardhshëm. Në moshën 22-vjeçare, ai ka lënë gjurmë te Milani dhe Real Madridi po mendon nëse do ta lejojë largimin e tij dhe nëse do të dorëzohet për një ofertë të tillë.
Milani thuhet se do të përfitojë nga ky takim për të pyetur për situatën e Eden Hazard dhe Luka Jovic.
Real Madridi është i gatshëm t’i largojë ata, megjithëse e di se rroga e belgut e vështirëson largimin e tij. Për serbin, ka një ofertë dhe nuk do të largohej për më pak se 30 milionë.