Luka Sucic (19), një kroat i lindur në Linz, shkëlqeu sezonin e kaluar në Salzburg dhe në kombëtaren e të rinjëve të Kroacisë.
Mesfushori i ri luajti 44 ndeshje me 11 gola dhe 5 asistime për skuadrën që mbrojti titullin e Bundesligës austriake, fitoi kupën dhe u kualifikua në fazën eliminatore të Champions League. Ai debutoi me kombëtaren e të rinjve në shtator dhe në katër ndeshjet e para shënoi po aq gola dhe vendosi dy të tjerë.
Kop, një faqe interneti e tifozëve Reds, nën titullin “Liverpool ndjek Modric 2.0” shkruan: “Klubi deri më tani nuk ka arritur të gjejë një objektiv madhor këtë verë, që është një mesfushor i lartë. Gavi, Tchouameni, Marco Asensio, Jude Bellingham ishin objektiva, por të gjitha kanë rezultuar të paarritshme”.
Kjo është arsyeja pse Luka Sucic i ofrohet Liverpool-it si një opsion i shkëlqyer, i disponueshëm për rreth 25 milionë euro. Mesfushori i ri kroat luajti një sezon të bujshëm për Salzburgun, klubin më të mirë austriak. Pasimet e tij, performanca e driblimit dhe gjuajtjes, pozicioni i tij në qendër dhe kombësia e tij e bëjnë atë një kandidat legjitim si pasues i Luka Modric.