“Ne u tradhtuam nga qëndrimi joprofesional i një lojtari, shokët e skuadrës meritojnë respekt, ai mund te gjeje nje klub tjetër në janar”. U deshën disa orë për të gjetur se për kë ishin këto fjalë, por në fund u zbulua “fajtori” i treguar nga trajneri portugez ishte Rick Karsdrop.
Corriere dello Sport raporton se tashmë në momentin e hyrjes së holandezit në fushë, i thirrur për të zëvendësuar Celik, Mourinhos nuk i pëlqente që lojtari holandez nuk ishte gati për të hyrë dhe kështu ai duhej të jepte indikacionet e tij taktike ndërsa ende nuk kishte mbaruar nxehjen…
Pak përfshirje në festën e skuadrës në golin e Abrahamit për 1-0 momental të Roma-s. Teksa të gjithë shkojnë për të brohoritur me sulmuesin anglez, Kardsdrop shkon te Cristante dhe duket se e fajëson atë që nuk i ka shërbyer topin.
Momenti i barazimi te Pinamontit, Karsdrop do të ishte fajtor këtu që nuk kishte bërë të pamundurën për të parandaluar Laurienté që të bënte krosimin fitues dhe se kishte bërë një diagonale të ngadaltë rikuperimi pasi topi u kap në thellësi.