Chelsea ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për transferimin e Mykhailo Mudrykut, kanë raportuar të shtunën dy gazetarët e njohur të transferimeve, Fabrizio Romano dhe David Ornstein.
Mudryku ishte i lidhur me një transferim tek Arsenali që nga fillim i afatit kalimtar të dimrit, por klubet nuk po arrinin marrëveshje rreth tarifës.
Dhe Chelsea ka hyrë në garë për ta rrëmbyer talentin 22-vjeçar, duke ofruar 100 milionë euro. Klubet kanë arritur marrëveshje në parim.
Mudryku pritet të nënshkruajë kontratë shtatëvjeçare me Blutë. Do të udhëtojë në Londër sonte për testet mjekësore.