Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala është lojtari më i përfolur këtë merkato pas largimit të tij nga Juventusi.
Inter ishte favorit për transferimin e Dybalas, por drejtuesit e Neroaxurëve vendosën që ta rikthejnë Romelu Lukakun në Meazza.
Përveç Interit, Dybala ka qenë i lidhur me Romën, Milanin, Manchester United, Tottenham dhe Atletico Madrid, ndërsa sipas raportimeve të fundit argjentinasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij të re.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Dybala ka arritur marrëveshje me Napolin.
Dybala te Napoli do të përfitojë 6 milionë euro në sezon dhe zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje orësh.