Miralem Pjanic do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Lojtari boshnjak, Pjanic do të lirojë disa hapësira shtesë në strukturën e pagave te Barcelona, pasi është afër marrëveshjes për t’u larguar nga klubi katalan.
Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Pjanic do t’i jap fund aventurës së tij te Barca gjatë ditës së sotme. Lojtari do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të finalizuar një marrëveshje me klubin e Sharjah.
Sharjah i ka ofruar Miralem Pjanic një kontratë trivjeçare. Largimi i Pjanic do t’i jepte mundësi Barcelonës të regjistronte kontratën e re me Gavi.