Manuel Neuer realizoi një nga pritjet më të mëdha në historinë e futbollit gjatë përballjes kundër Italisë të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve, duke sfiduar logjikën me pritjen e tij në vijën e fundit të portës.
Numri 1 i Gjermanisë bëri pritjen më të pabesueshme kohëve të fundit, për të mohuar atë që dukej si një gol ngushëllues për mesfushorin Nico Barella kur rezultati ishte ende 3-0.
Neuer ishte ‘jashtë loje’ nga devijimi i topit, por më pas në një farë mënyre u rikthye në vijën e portës dhe e priti topin në mënyrë të shpjegueshme.
Reflekset ishin thjesht fenomenale nga Neuer, i cili ka një dy dekada që gjendet në nivelet më të larta të futbollit dhe formën e tij e tregon edhe në moshën 36-vjeçare.