Newcastle United është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Marco Asensios.
Anësori i Real Madridit pritet të largohet së shpejti nga ‘Santiago Bernabeu’. Spanjolli nuk është pjesë e rëndësishme e planeve të ‘Mbretërve’, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.
Kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e anësorit. Sipas ‘ESPN’, është Newcastle që së fundmi po rivalizon Milanin për lojtarin.
Kjo pasi kampioni italian tash e një kohë thuhet se po vëzhgon spanjollin. Përveç tyre interesim për 26 vjeçarin ka shfaqur edhe lideri aktual i Premier Ligës, Arsenali.
Mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës për spanjollin.