Adama Traore ka arritur një nga transformimet më mbresëlënëse të trupit në futboll, duke u shndërruar nga një anësor me peshë të lehtë, në një super bishë në Ligën Premier.
Ylli i Wolves tani ka bërë 121 paraqitje në ligë, pasi kaloi kohë në Championship me Middlesbrough, derisa lidhet me një kalim te Manchester City dhe Liverpooli.
Traore realizoi 100 driblime në ligë sezonin e kaluar, për t’u mposhtur vetëm nga Allan Saint-Maximin i Newcastle, i cili regjistroi 150 sosh dhe duke realizuar 43 goditje në portë.
Ndërsa mbrojtësit tani mund të kenë frikë nga forca e 25-vjeçarit, ka pasur një kohë në të cilën Traore nuk do të kishte qenë në gjendje të largonte shumë kundërshtarë nga topi.
Anësori bëri avancimin e tij në Barcelonë B në 2013/14 me pesë gola në 26 paraqitje, nëntë vjet pasi iu bashkua akademisë së tyre të famshme La Masia në moshën tetë vjeçare.
Sulmuesi i lindur në Barcelonë bëri debutimin e tij në La Liga në moshën 17-vjeçare në të njëjtin sezon, dhe do të shënonte një herë në katër paraqitjet e tij në ekipin e parë përpara se të bashkohej me Aston Villan për një shumë rreth dhjetë milionë euro.
Pas rënies së tyre nga kategoria, Traore luajti për dy sezone me Middlesbrough para transferimit të tij prej 20 milionë euro te Wolves në 2018, ku ai ka qenë një nga lojtarët kryesorë të tyre.
Gjatë atyre kalimeve nëpër Angli, mbështetësit vunë re se Traore kishte shumë më tepër masë muskulore se sa kishte kur kaloi nga Spanja – dhe ai këmbëngul se nuk ka qenë nga ngritja e peshave.
Ai i tha La Sexta në vitin 2020: “Puna ime në palestër udhëhiqet nga trajneri personal që më stërvit”.
“Por, unë nuk bëj pesha. Gjenetika ime është e tillë dhe kjo i bën muskujt e mi të rriten shumë shpejt”.
Sipas faqes së internetit të Wolves , Traore peshon 72 kilogramë dhe është 178 cm i gjatë.
Shumë drejtues të Ligës Premier kanë lavdëruar Traoren në sezonet e fundit, me Pep Guardiolën që thotë: “Ky ekip, kur i le të vrapojnë, ata të vrasin. Ritmi, me Semedon nga pas, por veçanërisht nga Adama dhe Pedro Neto”.
Me Jurgen Klopp që po ashtu kishte thënë: “Ata u mbrojtën thellë me shumë lojtarë dhe shkojnë në kundërsulme dhe është vërtet e vështirë pasi nuk ka njeri aq të shpejtë sa [Adama] Traore”.
Traore ka qenë i njohur për vajosjen e krahëve të tij para ndeshjeve për të ndaluar kundërshtarët që ta kapnin – pasi pranoi se një dëmtim në gju e kishte penguar atë si adoleshent.
Ai deklaroi: “Është një ekuilibër i gjithçkaje, ndryshimi im fizik, evolucioni, ka qenë gjithashtu nga nevoja”.
“Kur isha 15 vjeç kisha probleme me gjurin me tendinitis që nuk më lanë të bëja lojën time apo të shpërtheja me shpejtësinë time. Më pas fillova të forcohesha në palestër”.
“Isha shumë shpërthyes dhe duhej të bëja punë më specifike për të shmangur lëndimet”, ka shtuar më tej ai.