Mesfushori N’Golo Kante ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit. “L’Equipe” ka shkruar të mërkurën se drejtuesit e Parisit kanë nisur kontaktet me Kanten, i cili ditë më parë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean.
Te Parisi janë të gatshëm t’i ofrojnë Kantes kontratë katërvjeçare për ta bindur të transferohet në Francë verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata me Chelsean.
Drejtori i Parisit, Luis Ocampos, thuhet se po përgatit një parakontratë me Kanten, të cilën po synon ta firmosë në fillim të vitit të ardhshëm për t’i siguruar shërbimet e tij. 31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për Leicester Cityn.