Në fundin e pjesës së parë të Brighton-Liverpool, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Premier League, ka patur një shkëmbim të zjarrtë mes Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah.
Sulmuesi i Të Kuqve ka shpërdoruar një rast të pastër në minutën e 43-të, gjë që ka tërbuar trajnerin gjerman, i cili ka shpërthyer duke i thënë lojtarit të tij: “Pass the ball” (Pasoje topin.
Ka qenë e menjëhershme përgjigja e Mohamed Salah, i cili ka thënë: “To who?” (Kujt?).