Manchester City ka mundur ta transferojë Neymarin në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, por ekipi anglez ka refuzuar një mundësi të tillë.
“Marca” ka raportuar të premten se Paris Saint-Germaini ia kishte ofruar Cityt sulmuesin brazilian, të cilin thuhet se nuk e ka dashur trajneri Pep Guardiola.
Te Parisi janë përpjekur deri në fund të afatit kalimtar të gjejnë një zgjidhje për Neymarin pas problemeve me Kylian Mbappen, por kanë dështuar në këtë aspekt.
Neymar ka kontratë me Parisin deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, 30-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime për Parisin.