Joaquín Correa ka disa shqetësime në gju dhe nuk do të luajë në Kupën e Botës.
Correa hyri si zëvendësues dhe shënoi për Argjentinën në fitoren 5-0 kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe siç duket aty ka pësuar dëmtimin.
Ai e përfundoi ndeshjen me dhimbje në gjurin e majtë.
Argjentina para pak çasteve konfirmoi se Correa është dëmtuar dhe nuk do të luajë në Botëror.
Lista do të ndryshohet dhe se zëvendësuesi i tij do të bëhet publik në vazhdim.