Juventusi thuhet se është në rrezik të pezullimit nga kompeticionet evropiane pasi mori një zbritje prej 15 pikësh në Serie A.
“Zonjës së vjetër” i është hequr 15 pikë për parregullsi financiare, në një provë që shqyrton vlerat e tyre të fryra të transferimeve midis 2019 dhe 2021.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga kompeticionet evropiane për shkak të ‘sjelljes josportive’ që del nga përgjimet që ‘frymuan’ vendimin e FIGC të së premtes.
Kjo nuk është e gjitha për Juventusin, i cila mund të përballet me një gjyq të ri sportiv me akuzën se ka paguar pagat ‘nën tavolinë’ pas kulmit të pandemisë COVID-19.