Cristiano Ronaldo dhe Jorge Mendes i kanë dhënë fund “epokës” së tyre prej rreth dy dekadash, duke mbyllur njëherë e mirë bashkëpunimin.
Ylli i Portugalisë dhe super agjenti kanë pasur përplasje që para Botërorit Katar 2022 dhe diçka e tillë ka çuar në “divorcin” mes tyre.
Mendohet se shkak i përplasjes është bërë intervista që sulmuesi ka dhënë për Manchester United dhe mënyra se si CR7 është sjellë me klubin e “Djajve të Kuq”.
Super agjenti 56-vjeçar ka përfaqësuar Ronaldon që kur u largua nga Sportingu i Lisbonës për t’iu bashkuar Manchester United në vitin 2003 dhe duhet theksuar se ka qenë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e CR7-ës.