Roberto Firmino ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin.
Për brazilianin interesim gjatë verës shfaqi Juventusi. Por, drejtuesit e klubit anglez vendosën që ta mbajnë në skuadër sulmuesin 30-vjeçar.
Mediat në Italisë shkruajnë të hënën se Juventuesi mund ta sigurojë Firmonon në janar.
Nëse braziliani nuk e vazhdon kontratën me Liverpoolin deri në dhjetor të këtij viti, atëherë në janar mund të negocio me klubet e interesuara.
Firmino është pjesë e klubit anglez që nga viti 2015 kur ishte transferuar nga Hoffenheimi për 41 milionë euro.