Bayern Munich e ka mposhtur me rezultat 2-0 Barcelonën, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
“Bavarezët” u treguan sërish “arrë e fortë” për katalunasit që, përkundër lojës së mirë, nuk arritën ta evitojnë disfatën.
Ky triumf, krahas gëzimit, solli edhe një rekord për kampionët gjermanë në kompeticionin më prestigjioz për klube.
Skuadra e Julian Nagelsmann ka gjithsej 30 ndeshje pa humbje në fazën e grupeve, diçka që s’ndodhte më herët me klubin gjerman.