Thibaut Courtois është gati të mbrojë sërish portën e Real Madridit.
Siç raporton Mundo Deportivo, portieri i Blancos është stërvitur normalisht me bashkëlojtarët e tij dhe duket i gatshëm për t’u përballur me Sevillan në Santiago Bernabeu të shtunën në raundin tjetër të La Ligës.
Courtois u lëndua dhe nuk ishte startues në ndeshjet e Real Madridit së fundmi.
Siç duket arma e fortë e Ancelottit do kthehet në fundjavë.