Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Grimaldo, pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit.
“Calciomercato” ka raportuar të enjten se Juventusi i ka bërë ofertë zyrtare Benficas për transferimin e mbrojtësit spanjoll.
Për kartonin e Grimaldos, Juventusi ka ofruar 20 milionë euro. Grimaldo te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe marrëveshja mes palëve pritet të arrihet së shpejti.
Te Benfica janë të gatshëm ta lirojnë Grimaldon, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. 26-vjeçari deri më tani ka një gol e tri asistime në 12 ndeshje për Benfican në të gjitha garat.