Joshua Kimmich është i hapur për një largim të mundshëm nga Bayern Munich.
Kimmich është i lidhur me Bayernin deri në vitin 2025, por si duket ai është i hapur për një largim më të hershëm.
“Do të ishte një ndryshim interesant. Nuk e di se çfarë do të ndodhë por le të shohim”, ishin fjalët e tij për ‘So Foot’.
Pavarësisht moshës së tij ai u bë një lojtar i rëndësishëm për ekipin bavarez, pasi ka bërë gati 300 paraqitje për gjigantin gjerman në shtatë vitet e fundit, qoftë në mesfushë apo si një mbrojtës i krahut.
Kimmich është gjithashtu një lojtar i rregullt për Gjermaninë, duke arritur 66 paraqitje dhe katër gola për kombëtaren që nga debutimi i tij në vitin 2016.
Mbetet të shihet se do të ndodhë me të ardhmen e tij.