Në garë për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro është futur edhe Chelsea.
Ditëve të fundit u raportua se Manchester United kërkon shërbimet e Casemiros. Sipas gazetes ’90 min’ së fundmi është edhe Chelsea që ka shfaqur interesim për mesfushorin brazilian.
Shuma që thuhet se ‘Los Blancos’ kërkojnë për ta lënë atë të lirë të largohet shkon deri në 80 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse braziliani do largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, apo do të qendroj në Madrid.