Bayern Munich po synon që ta shkurtojë numrin e pjesëtarëve të ekipit. Së bashku me largimet e përhershme, Bayerni po ashtu ka për qëllim që t’i largojë në formë huazimi disa lojtarë që nuk do të luajnë rregullisht sezonin e ardhshëm.
Njëri prej këtyre emrave mund të jetë Bryan Zaragoza, i cili sipas të gjitha gjasave do të bëhet me ekip të ri këtë verë.
Sipas Sky Sports Germany, drejtuesit e Bayernit i kanë bërë me dije Zaragozas së një lëvizje në formë huazimi do t’i sillte përfitime të mëdha atij, pasi me gjasë nuk do të ketë minuta në Munich.
Valencia dhe Girona janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e Zaragozas, me spanjollin i cili mund të largohet nga bavarezët si huazim, pa opsionin e blerjes.