Florentino Perez, pas ceremonisë së “Topit të Artë” ka folur si për fituesin e këtij çmimi, Karim Benzema, po ashtu edhe për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, të cilin e ka injoruar keq presidenti i Real Madridit.
Perez e ka injoruar sulmuesin francez të PSG-së, i cili e ka bërë të ditur synimin e tij për t’u larguar nga klubi i madh francez.
“Nuk jam i interesuar të komentojë asgjë sepse nuk po lexoj lajme për Mbappen. Real Madridi e ka një të ardhme të hatashme përprara vetes. Vinicius dhe Rodrygo janë yje vërtetë të së ardhmes. Unë i shohë të dy ata si fitues të Topit të Artë në një të ardhme”, ka deklaruar Perez.
“Benzema e meritoi Topin e Artë. Ai ka qenë më i miri në tri ose katër vjetët e fundit. Benzema është një ‘9’, një përzierje e fenomenit Ronaldo me Zinedine Zidane”, është shprehur Perez.