Raheem Sterling mund të jetë lëvizja e madhe e Real Madrid gjatë kësaj vere.
Skuadra ‘Los Blancos’ është kapur në befasi nga vendimi i Kylian Mbappe për të qëndruar te PSG dhe duhet të mendojë diçka tjetër për merkaton.
Raportime të ‘Dailystar’ bëjnë të ditur se Real Madrid duan shërbimet e Raheem Sterling.
‘Los Blancos’ pritet të testojnë Cityn me një ofertë gjatë kësaj vere. Thuhet se Real Madrid janë gati të bëjnë një ofertë prej 50 milionë funteve për kartonin e anglezit.
Sterling dhe Rafael Leao shihen si alternativat për Kylian Mbappe. Për Leao, Milan kërkon 150 milionë euro.