Karim Benzema mori “Topin e Artë” prestigjioz, i cili është kurora e sezonit fantastik që pati me Real Madridin.
34-vjeçari francez e dërgoi Realin deri në fitimin e fronit evropian, dhe këtë sezon po luan në nivelin më të lartë.
Kontrata e tij me “Mbretërit” skadon në fund të sezonit, por Reali tashmë ka përgatitur një kontratë të re për golashënuesin.
Njoftimet nga Spanja janë se Reali dëshiron ta mbajë Benzeman të paktën deri në vitin 2024 dhe ka nisur negociatat me agjentin e tij.
Benzema dëshiron të qëndrojë dhe të përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu, ndaj nuk do të ketë asnjë problem me kontratën e re.