Ka disa kohë që Paul Pogba nuk e ka më mendjen te Manchester United, klub me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor. Gjashtë vitet që kaloi te “Djajtë e Kuq” mund të konsiderohen si zhgënjyese për mesfushorin.
I lirë për të negociuar me kë dëshiron vetë ai, francezi dëshiron të kthehet në shtëpi dhe të luajë për Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve nga mediet britanike, lojtari u ka thënë njerëzve të afërt se preference e tij për të ardhmen është skuadra pariziene. Largimi i mundshëm i Paredes nga PSG-ja, hap dyert parizienëve për 29-vjeçarin, pasi klubi e ka të nevojshme përforcimin në mesfushë dhe Pogba prej kohësh ka qenë një nga të preferuarit e tyre.
Megjithatë, tashmë duke ditur dëmtimet që francezi ka pasur së fundmi, ato bëhen një pengesë për të, pasi skuadrës së Pochettinos i duhen lojtarë produktiv më shumë se emra të mëdhenj, sepse kur bëhet fjalë për “yje” është plot, por pavarësisht kësaj ecuria në Champions League ishte shumë zhgënjyese, ku u eliminua që në raundin e 1/16-ave nga Real Madridi.
Paul Pogba luajti minutat e tij të fundit me fanellën e Manchester United në ndeshjen e 19 prillit kundër Liverpool, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka marrë pjesë në 20 ndeshje të Premier League dhe në to ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 9 asiste