Real Madridi është në “pole position” për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundit, Jude Belligham.
Të paktën kështu raporton prestigjiozja spanjolle, MARCA.
Anglezi është duke shkëlqyer me “verdhezinjtë” dhe për rrjedhojë as ofertat për të nuk kanë munguar.
Lojtari është edhe në “llupën” e Liverpoolit, Manchester Cityt dhe Paris Saint Germain.