Futbollistët e Libanit dhe Palestinës barazuan (0-0) në xhiron e dytë të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës.
Për shkak të situatës së luftës, ndeshja u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Para fillimit të ndeshjes, palestinezët dolën në fushë me shallin tradicional ‘Keffiyeh’.
Për palestinezët, ky shall është simbol i rezistencës dhe luftës për liri, dhe ata e shfrytëzuan rastin për ta prezantuar në këtë ndeshje, e cila filloi me një minutë heshtje në kujtim të atyre që vdiqën gjatë rrethimit izraelit të Gazës.