Kishte sugjerime përpara pushimeve të fundvitit se Pioli ishte vërtetë në prag të shkarkimit pas një serie rezultatesh të dobëta, përfshirë eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Ai duket se i ka kthyer gjërat në javët e fundit, kështu që ka të ngjarë të qëndrojë deri në fund të sezonit, por e ardhmja mbetet e hapur.
Drejtori i mediumit Sportitalia, Michele Criscitiello, pretendon se i vetmi opsion real në karta për pronarin e Milanit, Gerry Cardinale, është Conte.
Conte shihet si alternativa e vetme e mundshme, pasi Roberto De Zerbi nuk duket i gatshëm të largohet nga Brighton, ndërsa Thiago Motta do të ishte shumë i rrezikshëm për t’u ngjitur nga Bologa te kuqezinjtë.