Bayern Munich është afër finalizimit të katër marrëveshjeve të rëndësishme.
Bavarezët pritet të rinovojnë kontratën e dy lojtarëve të tyre, si dhe të nënshkruajnë me dy lojtarë të Ajax Amsterdam. Mediat gjermane bëjnë të ditur se marrëveshje do të ketë me Noussair Mazraoui i cili është lojtar i lirë në fund të sezonit.
Po ashtu, Ryan Gravenberch është lojtari tjetër që pritet t’i bashkohet Bayernit nga Ajaxi, por akoma nuk ka marrëveshje me Ajaxin për çmimin e kartonit. Anash këtyre dy lëvizjeve, Bayern pritet të rinovojnë edhe kontratën e Thomas Muller dhe atë të Manuel Neuer.
Të dyja rinovimet do të bëhen me kontratën e re që skadon në vitin 2025.