Liverpooli dje arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
22 penallti u deshën të gjuheshin, para se portieri i Chelseas, Kepa ta humbte një.
Ai gjuajti krejtësisht mbi portë dhe i dha trofeun “Reds”.
Një tifoz i Liverpoolit e pati fatin që ta priste topin nga tribunat prapa dhe atë e mori me vete në shtëpi.
“Vetëm babi mund ta priste topin e penalltisë së Kepas dhe ta mbante”, shkroi një tifoz në rrjetet sociale.