Kombëtarja e Portugalisë pritet të jetë njëra nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e Kupës së Botës në Katar, pasi ka një skuadër shumë të pasur me yje.
Cristiano Ronaldo, Rafael Leao, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Cancelo, Ruben Dias e Joao Felix janë disa nga yjet e ftuar nga Portugalia.
Por, si pritet të rreshtohet ekipi i Santos dhe a mund ta fitojnë trofeun e Kupës së Botës?
Mediumi i njohur sportiv Goal.com ka publikuar një formacion me rreshtim 4-3-3 të Portugalisë dhe ky formacion duket thjeshtë i frikshëm.
Diego Costa i Portos pritet të jetë portier titullar, ndërsa mbrojtja do formohet nga dyshja e Manchester Cityt, Joao Cancelo dhe Ruben Dias, veterani Pepe (Porto) dhe Nuno Mendes (PSG).
Në mesfushë, Santos pritet t’ia besoj nga një vend Vitinha (PSG), Bruno Fernandes (Man Utd) dhe Bernardo Silva (Man City).
Sulmin pritet ta udhëheq veterani Cristiano Ronaldo (Man Utd), i ndihmuar nga Rafael Leao (Milan) dhe Joao Felix (Atletico Madrid).
Portugal have named their World Cup squad 🇵🇹 pic.twitter.com/ZaA98vMXFq
— GOAL (@goal) November 11, 2022