Me mbylljen e afatit kalimtar dimëror, është koha për t’u fokusuar në objektivat që mbeten për t’u arritur në qershorin e ardhshëm, në një sezon që ka rifituar të gjithë intensitetin e tij pas Kupës së Botës në Katar.
Mediumi El Chiringuito ka bërë një intervistë me presidentin e La Ligas, Javier Tebas, duke e pyetur për ardhjen e mundshme të dy lojtarëve më të fuqishëm në futbollin botëror: Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Tebas nuk hezitoi të përgjigjet, teksa konfirmoi se Real Madridi mund t’i transferojë të dy, duke mos i lënë asnjë shans Barcelonës.
“Shpresojmë që të dy lojtarët të luajnë në La Liga, por këta dy lojtarë mund të jenë vetëm në Real Madrid, sepse situata ekonomike e Barcelonës nuk do t’i lejojë ata të kenë qasje në këto lloje lojtarësh”.