Mbrëmë në Paris u mbajt gala mbrëmja për ndarjen e trofeut individual më të vlefshëm në futboll, Topi i Artëe 2022, të cilin me shumë merite e fitoi Karim Benzema.
Por, ajo që ra në vëmendjen e të gjithëve ishte mungesa e Lionel Messi, shtatë herë fituesit të këtij trofeu.
Kryeredaktori i revistës France Football, Pascal Ferre pranoi se mungesa e Lionel Messit në listën e të nominuarve për çmimin e Topit të Artë 2022 nuk ishte një surprizë pasi “argjentinasi nuk pati një vit të mirë”.
“Unë e kuptoj që të gjithë janë mësuar me faktin që Leo Messi nominohej çdo vit. Por Topi i Artë nuk është një plebishit në të cilin mund të nominoheni për një arritje jetësore. Dhe mund të pajtohemi që ky vit nuk ishte koha e mirë për Messi”, ka thënë Pascal Ferre.