Perspektivat e Barcelonës për të rinovuar kontratën e qendërmbrojtësit Ronald Araujo, po bëhen gjithnjë e më të komplikuara çdo ditë.
Qendërmbrojtësi ka ngjallur interesin e elitës evropiane duke përfshirë PSG.
Kontrata e Araujo në “Camp Nou” skadon në verën e vitit 2023 dhe nëse nuk pranon një kontratë të re deri në këtë sezon të ngushtë, klubi do të detyrohet ta shesë te ofertuesi më i lartë.
Barcelona dëshiron të ruajë shërbimet, por nuk do të çmendet me financat e marrëveshjes me uruguaianin thjesht dëshiron që vlera të njihet.
Situata ka ndryshuar shumë pak që nga janari. Oferta e parë e Barcelonës për të ishte rreth 3 milionë euro në sezon, një pagë e ulët duke pasur parasysh rëndësinë që ka uruguaiani, pra është lideri i mbrojtjes, në fund të fundit, qendërmbrojtësi më i rëndësishëm.
Por, Araujo dëshiron të jetë në të njëjtin grup me Pedri, Ansu Fati dhe Ferran Torres. Ai është i gatshëm të humbasë para pasi tashmë ka oferta në tavolinë nga Chelsea dhe Manchester United, por synon të vlerësohet.