Leo Messi dhe Sergio Ramos kanë edhe këtë sezon kontratë me klubin parisien.
Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Luis Campos nuk është kundër idesë së zgjatjes së kontratave të dy lojtarëve që u skadon në vitin 2023, por vetëm me një kusht, që niveli i performancës së tyre të mos ulet.
Nga ana tjetër, situatat e Marquinhos dhe Verrattit, që skadon në vitin 2024, ishin më të thjeshta, të dy kishin negociuar tashmë një zgjatje me drejtuesit e mëparshëm, me brazilianin që ishte madje shumë pranë firmës deri në vitin 2027.