Braziliani Malcom ka tash e një kohë që luan te Zenit në Rusi, ndërsa para disa vitesh ishte konsideruar si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Evropë.
Tani trajneri i Zenit, Sergej Semak tha se ende nuk ka mbërritur oferta zyrtare për brazilianin, por pretendon se ka interes nga PSG.
“Kam folur me Malcom, jemi në pritje të një oferte zyrtare, të cilën do ta mendojmë nëse vjen”, ka thënë Semak.
Kujtojmë se Malcom është sulmues 25-vjeçar, i cili ishte një dështim i madh për Barcelonën kur e bleu në vitin 2018 për 41 milionë euro.