PSG ka bërë një ofertë shumë të lartë për yllin e skuadrës, Kylian Mbappe.
Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa raportohet se dëshiron të largohet për t’iu bashkuar Real Madridit si agjent i lirë.
Sidoqoftë, “Parisienët” nuk do e lejojnë të largohet aq lehtë dhe kanë bërë një ofertë shumë të lartë për ta mbajtur në “Parkun e Princave”.
PSG i ka ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë 50 milionë euro për sezon. Përpos kësaj, në rast që e pranon ofertën, francezi do fitojë 100 milionë euro, kështu raporton “Le Parisien”.
Mediumi francez në fund shton se PSG tani është optimist se Mbappe do e pranojë ofertën dhe nuk e konsiderojnë ëndërr qëndrimin e fituesit të Kupës së Botës.
🚨 Paris Saint-Germain have just offered a new contract extension to Kylian Mbappé:
• €50m-a-year salary after tax
• €100m loyalty bonus
• 2 year contract until June 2024(Source: Le Parisien) pic.twitter.com/d4UltyScUs
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 1, 2022
Momentalisht, lojtari nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.