Revista prestigjioze franceze, France Football ka publikuar një përmbledhje të garës së Topit të Artë 2022, ku ka zbuluar edhe votat e të gjithë atyre që ishin në garë për çmimin e madh prestigjioz individual.
Para disa ditësh u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit Topi i Artë, ku fitues doli sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i cili fiton për herë të parë këtë çmim të madh.
Benzema triumfoi në këtë garë me plot 549 vota nga juria prej 93 anëtarëve, ndërsa pas tij erdhën Sadio Mane i dyti me 193 vota dhe Kevin de Bruyne që plotësoi podiumin me 176 vota.
Cristiano Ronaldo përfundoi i 20-ti pa asnjë votë, ndërsa lojtarët tjerë pa vota në garën për Topit të Artë nga vendi 21-30 ishin Harry Kane, Trent Alexander-Arnold, Phil Foden, Bernardo Silva, Joao Cancelo, Joshua Kimmich, Mike Maignan, Christopher Nkunku, Darwin Nunez dhe Antonio Rudiger.