Është publikuar lista me 50 trajnerët më të mirë të momentit dhe në të spikasin disa emra befasues, nga FourFourTwo.
Ai që ka marrë vendin numër një është Pep Guardiola. Trajneri i Manchester Cityt mbetet në krye, ashtu si në vitin 2021.
Në vend të dytë shfaqet Carlo Ancelotti që në edicionin e kaluar ia doli ta fitonte La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës me Real Madridin.
Top treshen e mbyllë Jurgen Kloppi i Liverpoolit që ia doli ta çonte skuadrën në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, derisa fitoi FA Cup-n dhe Carabao Cup-n.