Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi tri gola në fitoren e Manchester Unitedit 3-2 ndaj Norwich Cityt, duke shkuar kështu në shifrën e 60-të hat-trick gjatë karrierës së tij me tre klube.
Një video ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku shihet ylli portugez duke i motivuar futbollistët para se të futeshin në fushë.
Aty shihet edhe ylli kosovar i Norwich Cityt, Milot Rashica i cili u inspirua nga lidershipi i Ronaldos, duke mos ia ndarë sytë atij.