Vinicius pati një shans të artë në pjesën e parë, por ai nuk arriti të shënojë kundër Marc-Andre Ter Stegen dhe simuloi një rënie brenda zonës së rreptësisë për të cilën mbrojtësit e Barçës e qortuan.
Ishte e zakonshme të shihje Gerard Piquen duke folur me të dhe tentuan të qartësonin situatën e çuditshme.
Por, ishte Eric Garcia, siç e kapën kamerat e Movistarit, ai që e thumboi më shumë brazilianin, me një frazë ku thoshte: “ Ti vitin tjetër e fiton Topin e Artë, Topin e Artë ”, duke u tallur me futbollistin brazilian.
Edhe Xavi ishte në dijeni të brazilianit dhe u pa duke biseduar me Vinicius.