Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, është fitues i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2022.
Këtë sukses, ai e arriti për herë të parë në karrierë, vetëm në moshën 34-vjeçare.Ky çmim është kryesori që një futbollist mund të arrijë në karrierë individualisht.
Por, a e dini se sa është vlera e “Topit të Artë”?
Nuk do ta besoni se sa lirë kushton ky trofe. Vlera për prodhimin e trofeut “Ballon d’Or” shkon në vetëm rreth 3 mijë euro. Ai është 31 centimetra i gjatë dhe 23 centimetra i gjerë dhe peshon pak mbi shtatë kilogramë.