Sergio Ramos së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re, pasi ka pesë muaj që është futbollist i lirë.
Pas largimit nga Sevilla, Ramos ende nuk ka nënshkruar me asnjë skuadër, përkundër ofertave të shumta që kishte.
Newcastle i ka ofruar pagë prej 10 milionë euro në vit dhe sipas gazetës Sport ai tanimë ka pranuar këtë ofertë. Është çështje ditësh kur Ramos do të prezantohet në St James Park, pasi kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të finalizohen për tu nënshkruar kontrata.