Arsenali raportohet se po tenton të transferojë Marcus Rashfordin në radhët e tyre, me yllin që dyshohet se është i pakënaqur në Manchester United.
Dhe nëse do t’i bashkohej Gunners, do të shihte skuadrën londineze të mblidhte një forcë sulmuese aq të re sa do të ishte tejet e friskhme për ekipet kundërshtare.
Sipas Mirror, Rashford është i pakënaqur dhe Arsenali është gati t’i ofrojë atij një rrugë shpëtimi nga Old Trafford.
Pierre-Emerick Aubameyang u largua në janar duke lënë vetëm Alexandre Lacazetten dhe Eddie Nketiahn si qendërsulmuesit e tyre – por të dyve u skadon kontrata në verë.
Dhe Rashford mund të ndihmojë në udhëheqjen e linjës ofanzive para talenteve si Bukayo Saka, Emile Smith Rowe, Martin Odegaard dhe Gabriel Martinelli.