Manchester United insiston që sulmuesi i skuadrës, Marcus Rashford, nuk është në shitje.
Lajmet se Paris Saint Germain është e interesuar për lojtarin i shtynë “Djajtë e Kuqë” që të kundërpërgjigjen shpejt ndaj kampionëve francezë.
Rashford, ndonëse nuk performoi mirë në sezonin që lamë pas, vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjata të skuadrës.
Ikja potenciale e Cristiano Ronaldos do ta linte pothuajse bosh majën e sulmit, sikurse edhe 24-vjeçari do ta ndiqte të njëjtën rrugë.
Kontrata e Rashford me ish-kampionët anglezë është e vlefshme deri në vitin 2023.