Barcelonës nuk i pëlqeu humbja 1-0 nga Inter në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League. Për të indinjuar katalanasit, ishin disa vendime të arbitrit Vinçiç siç e dëshmojnë edhe protestat të trajnerit Xavi gjatë ndeshjes.
Protesta e parë e Xavit ishte kur arbitri slloven anuloi golin e Pedrit për një prekje të topit me dorë nga Ansu Fati. Në atë rast, trajneri katalanas fillimisht shkoi për të protestuar pranë arbitrit dhe u paralajmërua, kur arbitri u largua, me një gjest elokuent Xavi e akuzoi se ishte paguar nga Inter.
Skena u përsërit atëherë kur Vincic u thirr përsëri në monitor nga VAR për të rishikuar një prekje të topit me dorë nga Dumfries, megjithatë, arbitri slloven nuk e mori parasysh. Kjo e ndezi Xavin në zemërim, i cili vazhdoi të protestonte me akuza të çmendura edhe ndaj Interit.
Një gjest që të kujtonte të famshmen “you pay” drejtuar nga lojtari i atëhershëm i Juventusit, Chiellini, lojtarëve të Real Madrid në ndeshjen e Champions League 2018.
Trajneri më pas u shfaq shumë i irrituar edhe në fund të ndeshjes kur u paraqit i zemëruar para kamerave pasi nuk kishte marrë sqarime nga gjyqtari Vincic.