Real Madridi me ofertë për transferimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Kieran Tierney.
Real Madridi kanë nevojë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, sidomos krahët.
Me Marcelo që pritet të largohet gjatë verës, si dhe me Ferland Mendy qe vazhdon me probleme të lëndimit, ‘Los Blancos’ janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Sipas gazetës spanjolle ‘El Nacional’, Real Madrid kanë një ofertë prej 50 milionë funtesh drejtuar Arsenalit për Kieran Tierney. Ai ka një kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2026, por mbetet të shihet se a do vazhdojë me ‘Emirates’, apo do të mendoj transferimin në ‘Santiago Bernabeu’.