Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison, mund të largohet nga klubi anglez në verë, njoftojnë të martën mediat e huaja.
Reprezentuesin e Anglisë po planifikon ta transferojë Real Madridi.
Raportohet se te Reali po e shohin Maddisonin si pasardhës të Luka Modriqit. Për anglezin, Leicesteri kërkon 80 milionë euro, derisa kanë shfaqur interesim edhe klubet më të mëdha angleze.
Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024. 13 gola e shtatë asistime është bilanci i tij këtë sezon me skuadrën angleze.